Çlirimi dhe Rrethimi i Shkodres, pavarësia

Më 1910 Kryengritja e Përgjithshme e Malësisë së Madhe në të njëjtën periudhë me luftrat në Kaçanik e në Buletin. 26.7.1910 Shefqet Turgut Pasha vjen në Shkodër të shtrojë Malsinë. Luftime të përgjakshme në Qafë t’Agrit e në Qafë Shtamë të Shalës ndermjet dukagjinasve dhe ushtrisë turke. Me 6 prill 1911 hotjani Dedë Gjo Luli, e Mehmet Shpendi me shokë, ngriti i pari flamurin kombëtar në Bratile (Rudinë), në majë të Deçiqit nga kryengritja e madhe që u bë me kockë të fortë Këlmendasit; ai flamur ruhet sot në Muzeun Historik të Tiranës. (Sot i zhdukun, shënim i red.) ishte hera e parë që u çua ai flamur pas rënjes së Shkodrës më 1479. 18.5.1911 Kryengritësit shqiptarë i përgjigjen Shefqet Turgut Pashës se nuk përulen e se do të luftojnë duke derdhë gjakun deri në fitimin e plotë të lirisë.

Fillimet e institucionit të Bashkisë në Shkodër datojnë në vitin 1865. Në fillim u quajt “Beledie” deri në vitin 1913, prej ketij viti e deri me 1920 “Perlimtare” dhe më pas Bashki.

 

Perlimtare

 

Kryengritja e vitit 1911 e zonës së veriut tronditi pushtimin osman në Shqipëri. Shtator 1912 plasë lufta Ballkanike. Në Shkodër shprazen tre topat e fundit turq për shpallje lufte.

Rrethimi

Adjutanti i gjeneral Hasan Rizas, trokiti në derën e eprorit të tij pa zbardhur ende mëngjesi i datës 8 tetor 1912 duke i dhënë lajmin se Mali i Zi i shpalli luftë Turqisë dhe trupat e tij sapo kaluan kufirin mes dy shteteve. Pashai nuk kishte nevojë për më shumë shpjegime. Dy orë me pas ai u njoftua se trupat Malazeze, ashtu siç pritej, qenë drejtuar për në Shkodër. Në mesditë gjithçka ishte gati. Me shtabin e tij, Hasan Riza Pasha, komandanti turk i qytetit, qe vendosur në Bardhanjore dhe po atë mbasdite mblodhi të gjithë komandantët e tij.

Qyteti do të rrethohet së shpejti, por ky qytet nuk do të bjerë në dorën e malazezëve. Shkodra është fati ynë ose varri ynë, por jo turpi ynë. Sot kemi 5 mijë trupa ushtarake, por mbi 20 mijë të tjerë janë duke ardhur në ndihmën tonë. Që sot fillon një betejë e vështirë, që asnjë nga ne nuk e di se sa do të zgjasë“.

Atë ditë, nga të gjitha trupat e pritura, vetëm 10 mijë vullnetarë të Shqipërisë së Mesme, të prirë nga gjeneral Esat Toptani, kishin arritur të hynin në qytet. Mbi 2 mijë matjanë, të drejtuar nga djaloshi i ri 17 vjeçar Ahmet bej Zogolli, ishin shpartalluar nga serbët në Lezhë, ndërsa trupat ushtarake turke, të drejtuara nga gjeneral Mahmut Hajret Jella, që gjendeshin në Berat, u gozhduan në fushën e Myzeqesë nga sulmi i perbashkët serbo-bullgar. Ai nuk priste më ndihma të tjera dhe me 15 mijë luftëtarë i duhej të përballonte një rrethim t’ashpër prej më shumë se 25 mijë malazezësh dhe një fuqi ndihmëse prej gati 30 mijë serbësh, që shumë shpejt do të bashkohej me ta. Pas shpalljes së pavarsisë në vitin 1912, populli shkodran përballoi për shtatë muaj rrethimin e ushtrive të Malit te Zi dhe Serbisë, të cilat në luftën ballkanike që kishte nisur, donin të pushtonin qytetin dhe rajonin përreth tij, burgosën në Shpuzë një grusht patriotash që nuk donin m’ìu përulë sundimit sllav, 36.000 gjyle u hodhën mbi qytet, por Shkodra nuk ra në dorë. Ideja, se Turqia po sfilitej nga problemet e brendshme dhe se nuk do t’i mbronte dot zoterimet e saj ne Ballkan, u duk qartë. Me idenë e faktit të kryer, fuqitë ballkanike, të ndihmuara edhe nga diplomacia ruse, vendosën të pushtojnë sa më shumë territore të mundshme, me idenë që Konferenca e Ambasadorëve, që pritej të mblidhej në dhjetor, të vendoste shtrirjen e kufijve të tyre në gjithë tokat që kishin nën kontroll.

Rrethimi i Shkodrës do të zgjaste më shumë se 183 ditë dhe se beteja për të do të bëhej një nga më të famshmet në Europën e kohës. Të rejat e saj zinin vend rregullisht në të gjitha gazetat më të mëdha perëndimore, ndërsa Hasan Riza Pasha, Esat Pashe Toptani apo Princ Danilo i Malit te Zi, u bënë figura të njohura. Së paku 15 libra janë botuar në gjuhë të ndryshme për rrethimin. Vetë Knjaz Nikolla, princi i Malit te Zi ishte vendosur në fushimin e trupave të tij për t’i dhënë zemër ushtrisë, që drejtohej nga princi Danilo. Thyerja e trupave turke dhe armëpushimi që pasoi në muajin dhjetor, u kishte dhënë mundësi serbëve që mbi 30 mijë trupa të tyre t’i dërgonin në përforcim të trupave malazeze. Po në këtë kohë, me një telegram direkt, ministri turk i Luftës urdhëronte Hasan Riza Pashën, që lufta kishte mbaruar dhe se ai duhej të dorëzonte qytetin tek malazezët. Telegrami shoqërohej nga një letër e princit Danilo, sipas së cilës, nëse Hasan Riza nuk i bindej urdhërit, ai konsiderohej dezertor dhe dënohej me vdekje së bashku me shtabin e tij. Përgjigjia e Komandantit të qytetit erdhi me 24 dhjetor, ku ai shprehte bindjen e gjithë popullatës që kishte në ngarkim: Si popullsia myslimane edhe ajo katolike e qytetit ishin kundër dorëzimit dhe insistonin që qyteti të vazhdonte të mbrohej. Në përgjigje të letrës së princit Danilo ishte edhe një mesazh i Kryetarit të Bashkisë së Shkodres, Muharrem Gjylbegut, i cili i lutej sulmuesve që të mos bombardonin spitalet, qendrat e fëmijëve, kishat, xhamiat, konsullatat dhe qendrën, ku ishin vendosur gazetarët e huaj. Po ne atë letër, Gjylbegu u kërkonte trupave rrethuese që të lejonin hyrjen në qytet t’ilaçeve për të plagosurit si dhe t’ushqimeve për diplomatët dhe për 13 gazetarët e huaj. I bindur se qëndresa në qytet duhej të kishte një flamur, ai hyri në tratativa me Austro-Hungarinë. Por po atë ditë, Komandanti mori një tjetër mesazh: Alush Lohja i njoftoj se Shpallja e Pavarsisë në Vlorë ishte njohur nga Fuqitë e Mëdha dhe se mbrojtja e mëtejshme e qytetit mund të bëhej nën flamurin shqiptar. Sipas Lohes, në këtë mënyrë mund të motivoheshin edhe malësorët e Mirditës për të marrshuar në ndihmë të qytetit të rrethuar. Ideja e Lohes duket se i pëlqeu Komandantit që kjé mjaft koherent para kërkesave të shqiptarëve dhe, po atë ditë, mori aprovimin edhe nga shtabi i tij. Hasan Riza Pasha u njoftua se Ismail Qemali, një i njohur i vjetër i tij, ishte në dijeni të zhvillimeve në Shkodër dhe se një korrier, i quajtur Mark Dubashi, i dërgonte atij rregullisht mesazhet e Arqipeshkvit të qytetit, Jak Serreqit. Natën e 31 dhjetorit, Hasan Riza Pasha mori një mesazh të drejtëpërdrejtë edhe nga Kryeministri Shqiptar, që e sqaronte se rezistenca në Shkodër ishte jetike për t’ardhmen e qytetit dhe e ftonte që ta mbronte këtë nën flamurin shqiptar[8]. Mbrojtja e qytetit ishte bërë ndërkohë e famshme n’Europë. Një korrespondent i gazetës angleze “Times“, i quajtur H. Nevinson, botonte çdo javë nga një artikull dhe, bashkë me raportimet e kolegëve të tjerë, mbrojtja e qytetit bëri bujë në Perëndim. Për më tepër, Europa u sensibilizua nga njoftimet mbi bombardimet e bëra ndaj popullsisë civile dhe trupit diplomatik në Shkodër. Për të verifikuar raportet e gazetave dhe ato të konsujve të huaj atje, Konferenca e Ambasadorëve dërgoi në qytet një mision të kryesuar nga atasheu ushtarak austriak në Cetinë, kapiteni Hubka. Hubka, që u takua direkt me Hasan Riza Pashen dhe nën-komandantin Esat Pashë Toptani, e kuptoi se qyteti po i afrohej pragut t’urisë dhe se mbi të qenë hedhur bomba pa mëshirë. Por Hubka kreu edhe një mision të rëndësishëm politik: Jak Sereqi, arkipeshkvi i qytetit kishte rënë dakort me Hasan Riza Pashën dhe Alush Lohen që të ndihmonte në mobilizimin e malësorëve katolikë në ndihmë të qytetit, me kusht që, në të të ngrihej flamuri shqiptar dhe që për këtë aksion të binte dakort Austro-Hungaria. Hubka e siguroi për këtë, por ai shtoi, se nuk besonte që qyteti mund të rezistonte më shumë se 5-6 ditë, kohë e pamjaftueshme për të mobilizuar malësorët. Fatmirësisht, qyteti rezistoi edhe katër muaj. Aprovimi i Austro-Hungarisë mobilizoi edhe më shumë popullsinë katolike të qytetit. Gjeneral Hasan Riza, Imzot Sereqi, Alush Lohja dhe Esat Toptani, ranë dakort t’u dërgonin malësorëve, përmes Kuvendit të Rubikut (që mendohet të jetë mbajtur nga janari), dy mesazhe për ndihmë. Mesazhet, që shoqëroheshin edhe nga garancitë e Imzot Sereqit dhe ato t’Austro-Hungarisë, i udhëzonin malësoret katolike që të sulmonin nga pas trupat malazeze, me të parë që në kalanë e Shkodres është ngritur flamuri shqiptar. N’atë kohë situata në qytet ishte rënduar dhe ushqimet, megjithë racionimin e fortë, nuk gjendeshin më. Kësaj i duhej shtuar fakti që pjesa më e madhe e qytetit ishte bërë gërmadhë nga bombardimet dhe në spitale nuk kishte më vend për të plagosurit-shumica e të cilëve ishin nga popullsia civile. Po kështu, trupat mbrojtëse kishin shumë humbje nga radhët e tyre, edhe pse tregimet e kohës dëshmojnë s’edhe malazezët kishin shumë të vrarë. Në qytet kishte filluar të qarkullonte ideja e dorëzimit, ide që sidoqoftë nuk thuhej me zë të lartë. Ne fillim te prillit, Konferenca e Ambasadoreve vendosi qe edhe Gjakova t’i mbetej Shqipërise. I vetmi kundershtim mbetej Rusia dhe marredheniet e kesaj te fundit me Austro – Humgarine po tensionoheshin. Ne kete kohe, Rusia keshilloi malazezet qe t’i jepnin fund Shkodres ne me pak se nje jave. Situata ne qytet ishte renduar dhe nuk dihej se sa kohe mund te rezistohej ende. Nderkohe, gjendja ne qytet ishte renduar. Zija e bukes kishte pllakosur kudo dhe me shume se gjysma e te vdekurve ditore ishin nga uria. Qyteti ishte shkaterruar dhe, sipas kronikave te kohes, vullnetaret nga Shqipëria e Mesme kishin filluar te zienin opingat e tyre prej lekure dhe te pinin lengun e tyre. Nga ana tjeter, vdekjet dhe plaget kishin provokuar epidemi, qe po beheshin gjithnje e me kercenuese. Me 5 Mars, princi Danilo kerkoi nje armepushim dy ditor dhe ofroi nje ndihme per te plagosurit. I shoqeruar nga Ministri i Jashtem i Malit te Zi, ai mberriti ne qytet me anije dhe u tmerrua nga pamja qe i hapej para syve. Ne pak oret qe qendroi ne qytet ai bisedoi vetem per vetem me Esat Pashen dhe tema kryesore duhet te kete qene: dorezimi i qytetit. Nuk dihet se si shkoi kjo bisede, por dihet se qyteti rezistoi pas kesaj edhe me shume se nje muaj e gjysem. Pikerisht ne kete kohe hyri ne loje Esat Pasha. I lodhur nga rezistenca, nga uria, nga presionet, apo sipas nje marreveshjeje me malazezet, ai vendosi te dorezohet. Ne mengjesin e 19 prillit ai thirri Shefin e Shtatmadhorise, Abdurrahman Nasif Beun, dhe i komunikoi vendimin qe kishte marre. Bisedimet me malazezet filluan qe ate dite. Gjenerali Janko Vukatiq dhe Ministri i Jashtem Pjeter Pllamenac mberriten ne Shkoder. Gjithçka zgjati me shumë se tre dite dhe, ne perfundim te tyre, malazezet pranuan kerkesen e Esat pashes, qe ushtria turke dhe vullnetaret shqiptare te largoheshin nga qyteti me armet e tyre dhe me nje ceremoni nderimi ushtarak. Pra, duke mos i njohur si te humbur, por si bashkepjestare te nje armepushimi. Faktikisht kjo ishte formula me e mire e nje dorezimi, por vete dorezimi, formula me e keqe per Shkodren. Nese rezistenca do te kishte zgjatur edhe me pak se 10 dite, malazezet do te ishin terhequr per shkak te presionit nderkombetar. Që më 10 prill diplomacia britanike informohet se Esat Toptani i cili kishte vrarë kolegun e tij komandantin turk Hasan Riza në mënyrë indirekte, i kishte kërkuar qeverisë malazeze më 19 mars një shumë prej 80.000 lirash turke (dy milionë florinta) për dorëzimin e qytetit të Shkodrës. Vrasja e Hasan Riza Pashës, sipas burimeve diplomatike ishte kryer nga Esat Pasha për të qenë i lirë në veprimet e tija që synonin drejt vendosjes në fronin e ri të princit të Shqipërisë. Shkodra u dorëzua në orën 3°° të mengjezit të ditës së mërkurë, 23 prill 1913. Diplomatët njoftojnë se dorëzimi i Shkodrës është bërë mbi bazen e një pazarllëku midis Esat Pashës dhe malazezëve, dhe bisedimet kishin vazhduar me ndërprerje disa ditë në kushtet e një izolimi të plotë të sekretit nga autoritete malazeze. Për ekzistencen e një pazarlleku të Esatit me malazezët na dëshmon edhe një dokument i një dëshmitari shkodran, pjesëmarrës në ngjarje. Dorezimi u be mengjesin e dates 25 prill dhe, vetem pasi u largua edhe luftetari i fundit shqiptar, pushtuesi ngriti ne kalane e Rozafes flamurin e vet. 25 Prilli ishte dita e 183 e rrethimit. 183 dite qe kishin shenuar mbi 3500 te vrare e te vdekur, disa mijera te plagosur apo te semure si dhe nje shkaterrim te mbi 60 % te qytetit. Por qe i kishin siguruar Shkodres nje emer te madh ne kronikat europiane. Ushtria malazeze hyri ne Shkoder 24 ore pasi qene larguar trupat e Esat Pashes. Keto te fundit, duke kalaur neper Lezhe dhe Milot, ku u priten me nderime ushtarake nga trupat pushtuese Serbe, mberriten ne Tirane. Nje jave me vone, mbi 1800 ushtare turq u larguan me anije per ne Stamboll, ndersa vullnetaret e Shqipërise se Mesme pas nje parakalimi ne Tirane u shperndane ne qytetet e tyre. Qendresa e Shkodres, mbarimi i luftes dhe Konferenca e Ambasadoreve filluan te krijojne nje situate aspak te favorshme per ushtrite malazeze. Duke e kuptuar se situata ecte kunder tyre, malazezet shtuan sulmet dhe bombardimet, me idene per te nenshturar qytetin dhe per ta bere ate te tyrin perpara se te fillonte diskutimi per kufijte veriore. Kunder vullnetit rus, Konferenca e Ambasadoreve kishte njohur pavaresine e Shqipërise, por kishte bere “korrigjime” te frikshme te kufijve te saj ne favor te Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. Shkodra ishte parashikuar ne zonen Malazeze, por pak kohe me vone, Austro – Hungaria dhe Italia u kujtuan se ajo ishte qendra e katolicizmit shqiptar. Si pasoje, bashke me ndihmen e Anglise, ato vendosen qe qyteti t’i mbetet Shqipërise. Vete Cari i dergoi nje telegram Knjaz Nikolles te Malit te Zi dhe Mbretit te Serbise, ne te cilin i sqaronte per vendimin dhe per pamundesine e Rusise per te kundershtuar kete vendim. Menjehere pas ketij vendimi, trupat serbe u terhoqen nga rrethimi i Shkodres, ndersa Mali i Zi nuk pranoi. Ne pergjigje te kesaj, parlamenti britanik zhvilloi nje seance diskutimi per rrethimin e Shkodres dhe Ministri i jashtem Grey, u thirr per te dhene shpjegime. Grei mbajti një fjalim të hapur, por edhe shumë cinik.

“Ne e dime, se pas ca kohesh femijet tane do ta shohin te gjithen kete si nje padrejtesi te madhe. Do te çuditen qe toka te banuara kryesisht prej shqiptaresh ose krejtesisht prej shqiptaresh i jane dhene fqinjeve te tyre. Kjo eshte e padrejte, por ata do te kuptojne se ekuilibri i Fuqive te Medha nuk mund te prishej per nje vend te quajtur Shqipëri”.

Grei nuk harroi te sqaroje, se lufta qe Mali i Zi po bente ne Shkoder nuk ishte me nje lufte çlirimtare, por nje lufte e mirefillte pushtuese. Ai shtoi se kunder kesaj jane gjithe Fuqite e Medha[9]. Marrja e Shkodrës mund të konsiderohet se ishte vetëm një përpjekje e vonuar dhe e dështuar e Malit të Zi, pasi në vijim Fuqitë do ta dëtyrojnë (kontribut të madh dhanë diplomacia austro-hungareze me ministrin e jashtëm Berchtold e konti Mensdorf) atë të tërhiqet dhe ta lëshojë Shkodrën në duar të Komisionit Ndërkombëtar të Admiralëve. 13.6.1913 Naltohet në kështjellë të Shkodrës Flamuri Kombëtar Shqiptar, atdhetari Karlo Suma mban fjalimin.

 

Ngritja e flamurit në bashkinë e Shkodrês

 

 Në nëntorin e 1913 ngrihet për të parën herë flamuri Kombetar në bashkinë e qytetit. Për Austro-Hungarinë pikësëpari ekzistonin arsye (nacionale) racore dhe fetare për të mos ia dorëzuar Shkodrën Malit të Zi. Dorezimi i Shkodres u konsiderua si tradheti me shume se sa si fitore. Ismail Qemali e priti me nderime Esta Pashen ndersa ky vinte ne Vlore per te marre postin e tij. Por dorezimi i Shkodres krijoi probleme per diplomacine pro shqiptare. Vendimi unanim i fuqive te medha per t’ia dhene Shkodren Shqipërise u komplikua nga prania malazeze atje. Rusia hyri perseri ne loje dhe i kerkoi Konferences se Ambasadoreve qe Gjakova, qyteti verilindor qe i ishte lene Shqipërise, t’i jepej Malit te Zi, me kushtin qe ky te hiqte dore nga Shkodra. Situata mes Austro – Humgarise dhe Rusise u tensionua prap, por gjithçka u zgjidh perseri ne favor te sllaveve. Nje mengjes te fillim majit 1913, Ambasadori Austro – Hugarez ne Londer, Konti Mensdorf i kerkoi nje takim urgjent Ministrit te jashtem Britanik, Eduard Grei. I sapo ngritur nga shtrati, Grei, u detyrua ta priste kontin i veshur me rroba shtepie. Ende pa hyre ne dere, konti shqiptoi me eufori: Austro – Hungaria dhe Rusia nuk kane me pse te grinden mes tyre. Ne pranojme qe Gjakova t’i kaloje Serbise ose Malit te Zi me kusht qe Shkodra te mbetet ne Shqipëri. Grei aprovoi po ate moment dhe pakti mori vlere zyrtare[9].

14.4.1913 Malazezët djegin Pazarin e Shkodrës, mbasi e grabitën, dhe dalin këtej duke ìa lëshuar vendin në dorë ushtrisë nderkombëtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).

Çlirimi

 

Tubimi i 6-mujorshit të pavarësisë, i festuar nga shkodranët në Kalà, ku Át Vinçenc Prennushi mbajti fjalimin e tij.

 

Nën-Admirali Burney hyri ne qytetin qe digjej ende. Me 15 Maj, u krijua Keshilli i Ri bashkiak, i perbere nga 6 katolike dhe gjashte myslimane. Te gjithe nen urdherat e nje britaniku. Pas me shume se 450 vjetesh, Shkodra ishte perseri e lirë.

Këto arsye Austria i lidhte edhe me aktet ndërkombëtare që i kishin përcaktuar asaj të drejten e protektoratit të kultit mbi katolikët shqiptarë.

Ndjenjat austriake,- shprehej ambasadori austriak në Londër Mensdorf,- do të ofendoheshin për vdekje në qoftë se kjo popullsi do të shkrihej brënda një shteti të vogël me të cilin nuk kishte afinitet race dhe religjioni.” Per t’i bërë presion Malit të Zi që të heqë rrethimin, disa luftanije austro-hungareze te shoqeruara nga anije italiane, angleze dhe franceze manifestuan n’ujrat e Adriatikut, perballë Tivarit.

Në 1913-1914 qyteti administrohet nga fuqitë e medha, nga komisioni Ndërkombetar me delegat austro-hungarezët. 1915 Në Shkodër ngrehet një qeveri e përkohshme, por është më tepër anarki. Zhvillohen luftime midis lagjeve ndërmjet nacionalistave dhe përkrahësve të Esat Pashë Toptanit. 5.6.1915 Krajl Nikolla Petroviq I, krajl i Malit të Zi, së bashku me ushtrinë e tij përshkohet nëpër Shkodër e del n’Itali.

6.1915 Ushtritë serbe të thyera përshkohen nëpër Shkodër, ku në Shtoj pushkatojnë Mustafa Qullin e Çerçiz Topullin, kapedanin e famshëm që kishte shkuar në veri të vendit për hir të çështjes shqiptare. 1916 Pararoja e ushtrisë austriake futet në Shkodër. 23.1.1916 Ushtritë austro-hungareze, si pushtojnë Shqipëninë e Veriut, Serbinë e Malin e Zi, dalin në Durrës.

3.1916 Vizitë zyrtare në Shkodër nga ana e Arqidukës Karl Salvator i Habsburgve.

1916-7 Krijohet në Shkodër “Komisija Letrare”. 30.10.1918 Ushtritë austro-hungareze lanë Shkodrën e Shqipërinë. 11.1918 Hyjnë në Shkodër ushtritë aleate. Me mbarimin e Luftës I Botërore në Shkodër vendoset një administratë ndërkombëtare. Mbas Kongresit të Lushnjes, më 1920, qyteti administrohet nga qeveria shqiptare që doli nga ky kongres. 2.1920 Dalja e ushtrisë franceze nga Shkodra. Rreth vjetëve 1920 ndodhi lufta e Koplikut në të cilën mori pjesë Shkodra me rrethet e malsinat në dalëzotje të lirisë të cilën donin me ia grabitë disa shovinista serbo-malazez, me 1921 ngjau kryengritja e Mirditës kryesua nga dera e Gjonmarkajve kundra qeverisë qëndrore të Tiranës, edhe në këtë, Shkodra mori pjesë vullnetarisht për shuarjen e saj. Me 6 qershor 1924 plasi kryengritja kundra Ahmet Zogut dhe shkodranët, malsorë e fshatarë morën pjesë vullnetarisht.

Me 1926 shpërthei Kryengritja e Dukagjinit dhe mos të ishte tradhtia në mes, malsorët do futeshin në Shkodër, me marrë sundimin në dorë, mbasi kishin arritur deri te Ura e Mesit. Përshtypje jashtëzakonisht të madhe bëri në popullin e Shkodrës varja në litar e priftit katolik Dom Gjon Gazullit, me 4 Mars 1927. Në shtator të vitit 1936, prefekti i Shkodrës, Javer Hurshiti, zbuloi vendin ku ishin varrosur Ç. Topulli e M. Qulli. I gjeti eshtrat e tyre, të cilat i vendosi në dy arkivole dhe ftoi bashkinë e Gjirokastrës që të dërgonte një delegacion për të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së eshtrave të tyre që do të zhvillohej nga bashkia e Shkodrës. Me këtë rast niset nga Gjirokastra një delegacion i kryesuar nga Beso Gega. Mbasi pushoi një ditë në Tiranë, delegacionit iu bashkëngjit edhe Enver Hoxha. Ceremonia u zhvillua para ndërtesës së Bashkisë së Shkodrës më 14 shtator 1936. Janë të njohura dhe të botuara, në shtypin e kohës, fjalimet që mbajtën me këtë rast Padër Anton Harapi, si dhe Ernest Koliqi. Me këtë rast doli nga rreshti i dytë, edhe Enver Hoxha, i cili mbajti një fjalim që nuk u botua kurrë, por që u fiksua nga fotografi Kel Marubi.

Në vitet 1924 deri më 1939 pati një zhvillim industrial me fabrika të vogla kryesisht në industrinë ushqimore dhe të çimentos. Në vitin 1939 kishte rreth 70 fabrika të tilla. Gjatë kësaj periudhe të monarkisë qyteti ka një administrim evropian, me institucione të rregullta, dhe kryhen një varg reformash perparimtare. Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga ushtritë fashiste te Italise, me 7 Prill 1939, djelmnia shkodrane kërkoi armë për dalëzotje, por i qenë mohuar: me gjithëkëtê, këmishat e zeza të qeverisë fashiste i pritën nga kalaja dhe nga brigjet e Drinit të turbullt me pushkë në faqe. Dëshmi e gjallë qé vrasja e Toger Bombigi te Ura e Drinit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s