Komunizmi

Më 28 nanduer gjermanët u larguen nga Shqipëria. Më 29, Fronti NacionalÇlirimtar me qendër në Rranxa (Reç, Rrjoll, Lohe), Postrribë, Bardhaj e Berdicë hynë në qytet – u ba paradë e madhe, ku ndërkaq vehej re se elementi katolik mungonte. Në Shkodër aq komunistë sa hynë s’i kishin as ushtritë e huaja; kishte grekë, bullgarë, çetnikë serb, edhe kaukazianë. Brigadat shqiptare të kryesueme nga major Gjin Marku shkuen me ndihmue popujt “vllazën” të Jugosllavisë. Duke filluar nga nëntori 1944, mbi këtë qytet u aplikua një represion i egër asgjesues sllavo-komunist, i cili gradualisht e privoi atë nga primati moral, kulturor, ekonomik dhe demografik i tij në shtetin shqiptar, duke grabitur nga ky qytet, arkivat, bibliotekat, veprat e artit, transformuar apo asgjesuar institucionet e krijuara për shekuj nga qytetaria shkodrane; vuajti për 45 vjet nga shtypja që donte t´ìa çrrënjoste qytetit prirjet e tij demokratike dhe kulturore, nga marrëdhëniet me botën dhe nga ekonomia e tij tradicionale. U përndoqën personalitetet më të spikatura të qytetit. U vu dorë mbi institucionet e kulturës dhe të kultit, duke i shndërruar sipas ideologjisë së re. U bë çdo gjë që qyteti të humbiste identitetin e tij mijravjeçarë. Megjithë goditjen e pësuar qyteti ka mbijetuar midis vështirësish të mëdha dhe momentalisht po përpiqet të kapë fillin e saj të vijimësisë me traditen, të këputur padrejtësisht nga dhunuesit e kuq. Balli Kombëtar me qarkomandant major Gjergj Vatën, e kolonelin Luigj Mikelin (të vendosur më 1944) u thye keqas mbas 2 vjetëve luftë civile mes Ballit e Komunistëve. Lëvizja antikomuniste në Liceun e Shkodrës e cila e ka zanafillën që nga periudha e Luftës, vazhdoi edhe më pas nga viti 1945 e deri në 1953 kur u arrestuan dhe pjestarët e grupit të fundit antikomunst me nxënësit që kishin dalë nga ajo shkollë. Lidhur me këtë lëvizje e cila rifilloi në gjimnazin e qytetit (pak kohë pas mbarimit të Luftës) me krijimin e organizatës “Përpjekja Shqiptare” që kryhesohej nga Bardhosh Dani dhe Et’hem Bakalli. Në tetorin e vitit 1947 në shtëpinë e Nihat Bakallit në qytetin e Shkodrës u formua një organizatë antikomuniste e quajtur “Përpjekja Shqiptare“. Për ta shtrirë aktivitetin e asaj organizate edhe në qytete të tjera, Ahmet Bushati rekomandoi Ramazan Kthupin nga Durrësi (Sigurimi nuk arrti ta zbulonte asnjëherë). Mbas pak ditësh nga takimi që pata me Bardhoshin, në muret e gjimnazit të Shkodrës u gjetën të shkruara me bojë të zezë parullat “Poshtë Komunizmi”, “Jashtë rrebelet” etj. Pasi nuk kishin kaluar as katër-pesë ditë nga ajo ditë u arrestuan, Remzi dhe Xhevat Quku e bashkë me ta dhe Osja, vëllai i vogël i Xhevatit.

E ishin shkodranët që dhanë sinjalet e para në Shqipëri për rrugën e re të demokracisë që në janar të vitit 1990.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s